· 34-vjeçari i jepte “Honda”-s pa patentë dhe mbante me vete dy thika
DURRËS, 21 nëntor 2014 – Duke menduar se ishte në fshat dhe natën nuk ka policë, një 34-vjeçar “ngrehej” me një veturë pa leje drejtimi dhe mbante dy armë të ftohta.
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 21 nëntor 2014, ora 2.00 pas mesit të natës, u arrestua në flagrancë B. Prapaniku, 34 vjeç, banues në fshatin Gramëz të komunës së Thumanës në Krujë.
Dy orë e gjysmë më parë, më 20 nëntor 2014, rreth orës 23.30, u kap duke drejtuar një autoveturë “Honda” pa leje drejtimi.
Ngjarja ndodhi në lagjen Kameras, në Fushë-Krujë Fshat, nën administrimin e bashkisë me të njëjtin emër.
Por kjo nuk do të ishte gjë, nëse gjatë kontrollit nuk do t’i gjenin dy thika që i mbante pa leje, gjë që i kushtoi ndalimin.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





