DURRËS, 19 nëntor 2014 –  Blutë e Durrësit thanë se, më 18 nëntor 2014, në orën 22:00, në terminalin e udhëtarëve në port, u kap në flagrancë nga policia kufitare dhe e migracionit Artur Zeqja, lindur dhe banues në Maqellarë, Dibër.

Dibrani po orvatej të kalonte kufirin në mënyrë të kundërligjshme për në Itali me një pasaporte shqiptare, në emër të shtetasit me iniciale F. Z., të cilën po e përdorte duke shfrytëzuar ngjashmërinë.

U bë sekuestrimi i dokumenteve, pyetja e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, si dhe veprimet e tjera procedurale.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/