DURRËS, 3 tetor 2014   Burgoset drejtori i burgut të Rrogozhinës dhe dy mjekët që nënshkruanin raporte të rreme për leje.

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit bëri të ditur se në paraditen e 3 tetorit 2014 seksioni kundër krimit ekonomik e financiar ekzekutoi vendimet e gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës 2 tetorit 2014 ndaj Ferdinand Doksanit, 49 vjeç, banues në Tiranë, drejtor i institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale (IEVP), sikurse quhet edhe burgu i Rrogozhinës; si dhe ndaj mjekëve të këtij burgu Aldo Konda, 26 vjeç, banues në Fier dhe Fatri Hate, 46 vjeç.

Gjykata bregdetare ka përcaktuar për këta shtetas masën e sigurimit personal të arrestit në burg për shpërdorim detyre për drejtorin dhe për falsifikim dokumentesh për dy mjekët.

Më 5 qershor 2012 dhjetë funksionarë të ish-ndërmarrjes së Azotikut në Fier janë shoqëruar nga policia, pasi dyshohet se janë përfshirë në vjedhjen e pjesëve metalike për skrap, mes tyre dhe ish-drejtori Ferdinand Doksani.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/