DURRËS, 11 nëntor 2014 – Përveç biznesmenëve, dora e forcave të rendit po bie dhe mbi konsumatorët familjarë të energjisë elektrike.
Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut Durrës-Krujë njofton se të hënën, më 10 nëntor 2014, ora 9:30 elektricistët e OSHEE kanë zbuluar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në dy banesa të lagjes nr. 16 të qytetit të Durrësit.
Blutë nuk kanë ngurruar t’u vënë hekurta dy 54-vjeçarëve K. A. dhe Q. Gj. për vjedhje dritash.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





