Policia Rrugore e Durrësit ka intensifikuar kontrollet përgjatë fundjavës për të parandaluar aksidentet e mundshme për shkak edhe se shumë drejtues mjetesh abuzojnë me konsumimin e pijeve alkoolike.
Në orët e para të mëngjesit janë arrestuar në flagrancë dy shoferë, nga Durrësi dhe Tirana, që janë gjetur në gjendje të dehur, ndërsa ngisnin automjetin.
- Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F. V., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në lagjen Nr 17/1, Durrës u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 05.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasin K. H., vjeç 45, pasi në Durrës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.
Ndërkohë, për 7 drejtues motorësh ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë, pasi janë kapur duke drejtuar pa patent motorët e tyre.
- Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin F. A., vjeç 28, banues në fshatin Shën Vlash, Durrës, pasi në rrugën Aleksandër Goga, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin A. G., vjeç 38, banues në Fllakë, Durrës, pasi në rrugën “Vëllazërimi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin M. D., vjeç 60, banues në Durrës, pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Kymco”. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin E. H., vjeç 42, banues në Durrës, pasi në rrugën “Dëshmorët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Piaxho”. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin G.SH, vjeç 15, banues në fshatin Sallmone, Shijak, pasi në lagje “Popullore”, Shijak, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dajang”. Neni 291 i Kodit Penal.
- Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin F. M., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 6, Durrës u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Jamaha”. Neni 291 i odit Penal.
- Më datë 04.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin I. D., vjeç 20, banues në Durrës, pasi në rrugën “Hysen Kërtusha”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.





