Ndalohen sërisht nga Specialistët e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, dy shtetas Maroken, për dokumetacion të rremë. Të ndalaurit janë: Walid Elabdellaoui 25 vjeç dhe Mohamed Lasgaa 31 vjeç.

Të dhënat zyrtare të policisë bëjnën me dije se shtetasit, tentuan të udhetojnë  në mënyrë të kundraligjshme me tragetin e linjës Durrës-Bari, me karta identiteti Belge,  të cilat dyshohet të jenë të fallsifikuara.

 Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Fallsifikimi i dokumentave ”parashikuar nga neni   186 i Kodit Penal.