DURRËS, 24 shkurt 2015 –  Drejtoria e policisë e qarkut njofton se, të hënën, më 23 shkurt 2015, në orën 20.30, u bë arrestimi në flagrancë i 59-vjeçarit Enver Shabani, banues në Durrës. Forcat e zbatimit të ligjit bëjnë të ditur se rreth orës 15.30 në lagjen nr. 13 (Plazh), pas një konflikti për motive të dobëta, Shabani ka goditur me mjete të forta në kokë, duke e plagosur rëndë, 54-vjeçarin A. L.. Ky i fundit ndodhet në spitalin rajonal publik nën kujdesin e mjekëve.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/