DURRËS, 7 korrik 2015 –  U arrestua, një ditë para zgjedhjeve vendore, më 20 qershor 2015 për vjedhje me dhunë mbetur në tentativë, por gjatë qëndrimit mbi dy javë në qeli, një 21-vjeçari i dokumentojnë dhe dy vjedhje të denoncuara më parë në prokurorinë bregdetare.

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun bën të ditur më 7 korrik 2015 se nga specialistët për hetimin e krimeve në komisariatin e Durrësit u zbulua autori i dy vjedhjeve të regjistruara në organin e akuzës. Kështu më 27 maj 2015 shtetasit A. S. 46 vjeç, banues në Durrës, i kanë vjedhur banesën, ku i kanë marrë një kompjuter dhe disa bizhuteri. Kurse, më 6 qershor 2015, po një durrsaku, 48-vjeçarit A. A. i kanë vjedhur me thyerje banesën. Por autori kishte lënë gjurmë gishtash. Pas ekspertimit dakstiloskopik ka rezultuar se vjedhjet i kishte bërë Ervis Qoli, 21 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar në flagrancë më 20 qershor 2015 për vjedhje me dhunë mbetur në tentativë.

 

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/