DURRËS, 5 dhjetor 2013 – Nuk i mjaftoi fakti se policia po e hetonte për grabitjen me dhunë të një makine, por mban me vete dhe kallash. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 4 dhjetor 2013 filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit Sabri V., 31 vjeç, banues në Shkozet, i arrestuar më 27 korrik 2013 pasi akuzohet se më 26 prill 2013 ka vjedhur me dhunë automjetin me targa DR 2983 D, në pronësi të shtetasit I. Xh., 31 vjeç, banor i së njëjtës lagje. Automjeti në fjalë u gjet i braktisur disa ditë më parë nga shërbimet e Policisë në një parkim pallati. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një kallashnikov dhe një krehër me 20 fishekë.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/