DURRËS, 19 nëntor 2013 – Vjedhje të çuditshme, kapen një 27 vjeçar duke vjedhur patentë shoferi dhe dy adoleshentë me leva për playstation. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 18 nëntor 2013, rreth orës 22.00, shërbimet e patrullës së përgjithshme kapën dhe arrestuan Dorjan B., 27 vjeç, banues në Durrës, sepse në lagjen nr. 18 të qytetit, është kapur në flagrancë duke vjedhur dokumentet e automjetit TR 1363 P me pronar shtetasin A. N., 27 vjeç, banues në Durrës. Në orën 19.00 u bë ndalimi për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim” i dy adoleshentëve: R. B., 15 vjeç dhe Z. H., 16 vjeç, banues në Durrës. Bazuar në kallëzimin e bërë në Polici nga një shtetase 34-vjeçare rezulton se personat në fjalë i kanë vjedhur 6 leva playstation dhe një disk lojërash.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





