DURRËS, 11 nëntor 2013 – Të dielën i dehur, në timonin e njëVolksëagen-i, ka aksidentuar një femër në rrugë, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe të hënën në 3 te mëngjesit ka përfunduar në qeli. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se të hënën, më 11 nëntor 2013, ora 3.00 të mëngjesit, u arrestua në flagrancë A. L., 27 vjeç, banues në lagjen 13 Durrës. Një ditë më parë, të dielën, më 10.11.2013, rreth orës 16.30, në lagjen 13 Durrës, duke drejtuar mjetinVolksëagen me targa AA 272 HR, 27-vjeçari ka aksidentuar këmbësoren E. D., 20 vjeçe, banuese në Kukës, e cila ndodhet ne spitalin rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes; në ndjekje të tij janë vendosur shërbime të policisë rrugore, të cilat, pas kapjes, në vijim të procedurave, kanë testuar nivelin e alkoolit tek ky shtetas, që ka rezultuar i pirë në masën 0.5%. Materialet iu përcollën Prokurorisë Durrës për tri veprat penale: shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa dëshmi e largim nga vendi i aksidentit.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/