DURRËS, 10 gusht 2013 – Në pranga një shofer (vozitës) kosovar që shkeli rregullat e qarkullimit rrugor në Durrës, duke plagosur një këmbësor.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së shtetit në qarkun e Durrësit bëjnë të ditur se uniformat blu të komisariatit bregdetar, më 10 gusht 213, ora 7:00, kanë arrestuar në flagrancë 49-vjeçarin Q. A., me banim në Klinë e Mesme, fshat në përbërje të komunës së Skënderajt në Republikën e Kosovës.
Mbi kosovarin rëndon akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në segmentin unaza Plepa-Shkozet, pasi me autobotin me targa 02246 AN, që ai drejtonte, ka aksidentuar këmbësorin 35-vjeçar Përparim Dule, me banim në fshatin Arapaj të komunës së Rrashbullit.
I lënduari u dërgua për mjekim dhe ndodhet i shtruar në reanimacionin e spitalit rajonal të Durrësit. Materialet në ngarkim të të ndaluarit i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor të Durrësit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





