DURRËS, 14 janar 2014 – Drejtoria e policisë e qarkut Durrës-Krujë njofton se, të mërkurën, më 14 janar 2015, ora 1 pas mesit të natës, u arrestua në flagrancë Lorjan Lleshi, 35 vjeç, banues në Durrës. Organet e rendit thonë se, në orën 19.30, në lagjen nr. 14 (Shkozet), duke drejtuar një “Fiat” me targë AA859JI, Lleshi ka goditur nga prapa një “Benz” me targë EL585A taksi, me drejtues M. H., banues në Elbasan. Sipas bluve, 35-vjeçari ishte në gjendje të dehur. “Benz”-it iu shkaktuan dëme materiale.
Foto nga arkivi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





