DURRËS, 23 shtator 2013 – Blutë e Durrësit kapin një tepër të kërkuar nga togat e zeza të “Çizmes” i dënuar për narkotrafik.
Burime nga drejtoria e policisë së shtetit në qarkun e Durrësit bëjnë të ditur se më 23 shattor 2013 organet ligjzbatuese kanë arritur të kapin 49-vjeçarin Besnik Ali Ajdini, nga lagja nr. 17 e qytetit bregdetar. Prangosja e tij është bërë për llogari të drejtësisë italiane, që e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si “more wanted”.
Durrsaku është dënuar nga gjykata e qytetit italian të Ankonës me 10 vjet heqje lirie për veprën penale të pjesëmarrjes në një organizatë kriminale për trafik droge.
Po kryhen procedurat për ekstradimin në Apenine, tha policia.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





