Gjatë orëve të para të ditës së sotme, policia e Durrësit ka vënë në pranga dy shtetas, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Një 49-vjeçar nga Durrësi, Artur Jaholli, është arrestuar pasi ka vjedhur në lokalin e shtetasit A.C., 41 vjeç një telefon celuar Samsung Galaxy.

Ndërkohë një i ri nga Kruja është ndaluar nga efektivët e rrugores pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë, “në lagjen nr.1, në orët e para të mëngjesit u kap nga Shërbimet e Policisë Armand Pjetri, 24 vjeç duke drejtuar mjetin tip BMV, me targa italiane DE391FV, në gjendje të dehur”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.