DURRËS, 9 tetor 2013 – I bërë tapë, një polic burgu përfundon në prangat e kolegëve, pasi u orvat të vriste shokun dhe plagos veten. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 8 tetor 2013, ora 11.45, u arrestua në flagrancë K. K., 30 vjeç, banues ne Durrës, polic në repartin e riedukimit të të dënuarve Durrës. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore lidhur me ngjarjen, në të cilën mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri ky 30-vjeçar, rezultoi se polici, rreth orës 3.20 të mëngjesit, duke qenë në gjendje të dehur, është grindur brenda automjetit të shokut të tij Volkswagen me targa LAÇ 442 me E. S., 28 vjeç, banues në Durrës, dhe ka qëlluar tri herë me pistoletë në drejtim të tij. Pas ndërhyrjes së familjarëve për t’i ndarë, K. K. është ka plagosur veten, por jashtë rrezikut për jetën. Si provë materiale iu bllokua pistoleta model 54. Tani ai do të përgjigjet për akuzën e vrasjes me dashje mbetur në tentativë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





