· Ishin në kërkim, të dënuar më 5 mars 2013, për ndikim të paligjshëm ndaj personave me funksione publike
DURRËS, 25 nëntor 2014 – Prirja për të korruptuar zyrtarët i ka çuar para togave të zeza, që i kanë dënuar në mungesë me burg dhe gjoba
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se oficeri i policisë gjyqësore Gramoz Tragaj ka raportuar për dy ndalime të kërkuarish më 24 nëntor 2014. Në orën 10.00 paradite u prangos Shahin Dalipi 48 vjeç, banues në lagjen Popullore Shijak, i dënuar me një vit burg dhe 300 000 lekë gjobë. Në orën 12.00 paradite, u kap Agron Spanjolli, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 10 Durrës, i dënuar me 8 muaj burg dhe 200 000 lekë gjobë. Togat e zeza të Durrësit i kanë ndëshkuar të dy shtetasit, më 5 mars 2013, për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojneë funksione publike, thotë Tragaj.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





