DURRËS, 27 shtator 2013 – Qyteti nr. 2 i Shqipërisë është shënjestër e narkotrafikantëve për të shtrirë shitjen e “miellit”, prandaj uniformat blu rrinë në mesnatë kanë vënë në pranga një 19-vjeçar. Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut bregdetar tha se shërbimet e kontrollit të territorit kapën gjatë orëve të mbrëmjes një shpërndarës droge. Kështu, me date 27.09.2013, ora 00.30, u arrestua në flagrancë T. H., 19 vjeç, nga Durrësi, pasi në orën 21.00, në lagjen nr. 16 iu gjet dhe iu bllokua si provë materiale një sasi prej rreth 30 gramë kanabis. Materialet iu kaluan prokurorisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





