DURRËS, 23 tetor 2013 – Një durrsak nga Korça kishte grabitur çantën e një turisti zviceran, kurse një krutan i vodhi Benz-in bashkëfshatarit nga Larushku, një i tretë kishte mashtruar në Tiranë për të përvetësuar.

Drejtoria e policisë së shtetit në qarkun e Durrësit njoftoi se më 22 tetor 2013 ka arritur të kapë tre hajdutë në kërkim. Dyshohet se një alamet “burri” 32 vjeç, V. T., korçar nga Durrësi, më 7 tetor 2013 ka hipur në një autobus turistësh, që kishte qëndruar tek ish-Vollga, në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar. Aty ka vjedhur një çantë që i takonte vizitorit zviceran. U bë zhurmë e madhe nga agjencia e udhëtimeve. Forcat ligjzbatuese, pas hetimeve intensive, kanë mundur mundur të zbulojnë identitetin e hajdutit, që e vunë në pranga pas dy javësh.

Po më 22 tetor 2013 uniformat blu të kryeqytetit kanë marrë në dorëzim nga kolegët e Krujës një 26-vjeçar, M. Rr., nga fshati Nikël. Ishte bërë problem në Tiranë ku vidhte duke mashtruar njerëzit. Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit personal të arrestit në burg. Vendimi ishte marrë në mungesë dhe organet e rendit ishin vënë në kërkim të 26-vjeçarit.

Kurse në mesnatën e 22-23 tetorit 2013 u ndalua i kërkuari D. P., 21 vjec, banues në fshatin Larushk Krujë. Gjykata e rrethit gjyqësor Krujë, më 4 korrik 2013 ka caktuar ndaj tij shtetasi masën e sigurisë së arrestit në burg. U shpall në kërkim, të neësrmen, më 5 korrik, pasi më 25 qershor 2013, në Larushk, i ka vjedhur bashkëfshatarit të tij R.A.Benz-in me targa KR 6888 A.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/