Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dyshohet se ka dhunuar shtetasin A. Ll., në banesën ku ata qëndronin bashkë, si dhe posedonte në këtë banesë, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe fara të kësaj bime.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim M. L., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Pëgjithshëm e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.,- njofton policia
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.





