DURRËS, 17 nëntor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se të dielën, më 16 nëntor 2014, rreth orës 17.00, në spitalin rajonal të Durrësit ka ardhur për ndihmë mjekësore B. D., 16 vjeç, me banim në Shkozet (lagja nr. 14), i cili më pas u dërgua në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas ka qenë në lagjen nr. 4 Durrës te stacioni hekurudhor i udhëtarëve. Pasi ka pirë një kokërr ilaç, adoleshenti është rrëzuar në tokë. Fatmirësisht, sipas bluve, djaloshi ndodhet jashtë rreziku për jetën. Policia mendon se adoleshenti është orvatur të kryejë vetëvrasje me medikamente, kështu i është relatuar prokurorisë.
/th. m. agjencia lajmeve “Dyrrah”/





