Sërish 3 raste dhune në familjet durrsake dhe ato shijakase, sërish tre viktima që i drejtohen policisë për ndihmë dhe gjykatës për urdhër mbrojtje.
Dy prindër janë dhunuar nga djemtë e tyre, madje në njërin rast dhuna është më alarmante, sepse ushtrohet ndaj një të moshuari 77 vjeç.
Policia e Durrësit njofton se 49-vjeçari A.K. ka dhunuar babain e tij 77-vjeçar M.K. Ndërkohë, 59-vjeçarja H.M. është rrahur nga djali i saj 29-vjeçari T.M.
Ndërsa rasti i tretë i dhunës brenda 4 mureve të shtëpisë është konsumuar mes dy bashkëshortëve. Mësohet se 28-vjeçarja Z.Sh. i është drejtuar policisë për ndihmë, pasi dhunohej nga burri i saj, shtetasi R.Sh., 31 vjeç.
Për të tre viktimat e dhunës është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Tre dhunuesit akuzohen për veprën penale “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.





