“Studio Venezia” quhet ambienti i pozicionuar në bulevardin kryesor të qytetit, brenda të cilit, nënë e bijë, punojnë së bashku për të prodhuar suvenirë artizanal, që në fakt janë shumë më tepër se aq…

Piktura origjinale të vendosura në korniza druri, çanta prej rrobe qëndisur me motive të qytetit, blloqe kujtimesh apo edhe bizhu, janë ekspozuar me kujdes në vitrinat e dyqanit, në pritje të turistëve.

Miriana Meçaj, tregon për “DurrësLajm” se ka mbaruar studimet e larta për pikturë në Akademinë e Arteve në Tiranë, por është vendosur në qytet për të çuar përpara ndërmarrjen familjare.

Ajo tregon se bashkëpunon edhe me artistë të tjerë lokal, ndërsa nënën e saj e quan “një artiste të fshehur”.

Por, këto dy vite nuk kanë qenë të thjeshta për të drejtuar një biznes të tillë, ku ajo që shitet nuk është thjesht objekt, por art.

H.H