DURRËS, 1 dhjetor 2014 –  Gjatë muajit nëntor 2014 në portin e Durrësit janë përpunuar afro 158 mijë tonë dhe 7 271 njësi kontejnerësh, bëri të ditur zyra e shtypit e drejtorisë ekzekutive të Autoritetit Portual Durrës (APD).

Nga të dhënat paraprake del se në periudhën 1-30 nëntor 2014 në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 22 anije tregtare me 58 412 tonë mallra, si grurë, ushqimore, çimento, hekur ndërtimi, llamarinë, superfosfat, etj. Në Terminalin Lindor janë përpunuar 15 anije të tjera me 99 533 tonë mallra gjithsej, mes të cilave klinker, qymyr, skrap, prokate, etj.

Në Terminalin e Kontejnerëve janë ngarkuar në anijet e specializuara 3 168 TEU (njësi kontejnerësh), ndërsa janë shkarkuar 4 103 TEU të tjerë. 

Kurse se në Terminalin e Udhëtarëve janë ankoruar 70 tragete, me 140 lundrime vajtje-ardhje gjithsej.

Është për t’u vlerësuar operativiteti i zyrës së shtypit, ndërkohë mund të gjykohet vetëm pas 10-15 ditësh, kur të dalin statistikat e plota (si 10-mujor 2014 treguesit janë nën parashikimin në plan-biznes, ndonëse të ardhurat janë të larta).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/