Ditën e nesërme do të zhvillohet dëgjesa publike për projektdokumentin e parë të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 të Bashkisë Durrës.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Këshilli Bashkiak njofton se dëgjesa do të mbahet në sallën e Këshillit Bashkiak, në orën 12:00.

Ftojmë qytetarët, shoqërine civile, bizneset, median, dhe të gjithë të interesuarit”, shkruhet ndër të tjera në postim.

Të nderuar qytetarë!

Ju njoftojmë se Këshilli do të mbaj dëgjesë publike në sallën e Këshillit Bashkiak Durrës, në datë 21.07.2022, ora 12:00.

Titulli : “Konsultim për projektdokumentin e parë të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 të Bashkisë Durrës”.

Ftojmë qytetarët, shoqërine civile, bizneset, median, dhe të gjithë të interesuarit.

Lutemi konsultoni materialet në këtë link për më shumë informacion.

https://www.durres.gov.al/…/1_Njoftim_per_konsultim_ne_terr…

Jeni të mirëpritur.