Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak do të mbahet ditën e nesërme (e enjte, 25 nëntor), ora 12:00 në sallën e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu”.
Në njoftimin e publikuar në faqen e bashkisë, bëhet e ditur se do të ketë disa ndryshime dhe shtesa në pikat e rendit të tij.
Me kërkesë të Bashkisë Durrës, në rendin e ditës do të shtohen:
Pika 8.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I
RINDËRTIMIT NË NJËSITË ADMINISTRATIVE NR. 1, 2, 5 DHE ISHËM,
BASHKIA DURRËS, QË DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I
PROÇESIT TË RINDËRTIMIT PËR BANESAT INDIVIDUALE TË
DËMTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS
26 NËNTOR 2019
Pika 9.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E DISA SHTESAVE NË ANEKSIN 2, TË VENDIMIT TË
KËSHILLIT BASHKIAK NR. 22, DATË 25.02.2021 “PËR MIRATIMIN E
LISTËS SË SUBJEKTEVE PËRFITUES, QË DO TË PËRFITOJNË NGA
PROGRAMI I PROÇESIT TË RINDËRTIMIT PËR PALLATIN NR. 1062,
RRUGA “26 NËNTORI” DHE PALLATIN NR.14, RRUGA “PETRAQ
BOSHNJAKU”, NJËSIA ADMINISTRATIVE NR.2, TË DËMTUAR NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019”, I
NDRYSHUAR
Pika 10.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E NJË SHTESE NË ANEKSIN 1, TË VENDIMIT TË
KËSHILLIT BASHKIAK NR. 28, DATË 05.03.2021, “PËR MIRATIMIN E
LISTËS SË PËRFITUESVE, QË DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I
PROÇESIT TË RINDËRTIMIT PËR PALLATIN NR.458, RRUGA
“BAJRAM TUSHA”, I DËMTUAR NGA FATKEQËSIA NATYRORE E
TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019” I NDRYSHUAR
Me kërkesë të Bashkisë Durrës, në rendin e ditës ndryshimet do të konsistojnë në heqjen e pikave 6 dhe 7.
6.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË ANEKSIT NR.1, TË VENDIMIT
TË KËSHILLIT BASHKIAK NR.67, DATË 10.06.2021 “PËR MIRATIMIN
E LISTËS SË PESTË TË 35 SUBJEKTEVE PËRFITUESE, TË CILËT DO
TË PËRFITOJNË MASËN E GRANTIT TË RINDËRTIMIT TË
BANESAVE INDIVIDUALE TË DËMTUARA NGA TËRMETI I DATËS
26 NËNTOR 2019, SIPAS PROJEKTIT MODEL”
7.
Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit
PËR MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË ANEKSIT NR.5, TË VENDIMIT
TË KËSHILLIT BASHKIAK NR.74, DATË 24.07.2020 “PËR MIRATIMIN
E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I RINDËRTIMIT NË
NJËSITË ADMINISTRATIVE NR.1, 2, 3, 4, 6, SUKTH DHE ISHËM,
BASHKIA DURRËS”
Për dokumentin e plotë KLIKO KËTU: