Ndërsa deri në fund të vitit të kaluar aksionet e tij ishin përqendruar te prishja e ndërtimeve pa leje, tani IKMT ka nisur të pastrojë kanalet ujëmbledhëse.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, dëshmon se po pastron kanalet pas përmbytjes masive të Durrësit.

Postimi i plotë:

🚧 Puna në terren po vijon në Durrës, me ndërhyrje të vazhdueshme për pastrimin e kanaleve ujëmbledhëse dhe përmirësimin e rrjedhjes së ujërave 🌧️

💧 Ndërhyrjet synojnë të reduktojnë rrezikun nga përmbytjet dhe të mbrojnë zonat e banuara dhe komunitetin lokal 🤝