DURRËS, 15 prill 2014 – Epidemi vetëvrasjesh, dy orvatje dhe një e realizuar brenda fillimjavës, shifër alarmuese që dëshmon për traumat sociale që përjeton shoqëria shqiptare.
Vetëvarjes së 12-vjeçarit B. Gj., më 14 prill 2014, rreth orës 19.30, në fshatin Rinia i parapriu një tentativë; drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 14 prill 2014, rreth orës 07.10, në banesën e tij në Durrës një shtetas 85-vjeçar, i cili nga hetimet e para rezultoi të vuante nga sëmundja e sklerozës, ka tentuar të vetëvritet me thikë. Pas ndihmës mjekësore i dëmtuari ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, rreth orës 22.00, në banesën e tij në qytetin e Durrësit, ka tentuar të vetëvritet nëpërmjet një thike një shtetas 14-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi në fjalë vuan nga depresioni.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





