Durrës, 11 prill 2014 – Një konflikt familjar për motive xhelozie ka degraduar deri në përdorimin e dhunës fizike. Por këtë herë, ndryshe nga ç’ndodh normalisht, ushtruese e dhunës ka qenë bashkëshortja, ndërkohë që burri i saj ka qenë viktima.
E lodhur nga gënjeshtrat e të shoqit dhe vonesat e tij në shtëpi, 47 vjeçarja Sh.S. nuk ka duruar më por e ka dhunuar fizikisht burrin e saj 51 vjeçar. Ajo dyshonte se bashkëshorti i saj kishte një lidhje jashtëmartesore dhe për këtë ka vendosur të hakmerret duke e rrahur.
Ky i fundit ka denoncuar dhunën në polici. Pas marrjes së denoncimit dhe dokumentimit të provave materiale të paraqitura nga i dhunuari, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 47 vjeçaren, banore e rrethit të Durrësit. Gruaja akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





