Një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në Durrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase te mitur.“, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.