Mëngjesin e sotëm ka nisur në Durrës, konkretisht në lagjen nr.17, aksioni për lirimin e hapësirave publike, ku marrin pjesë forcat e Policisë Bashkiake Durrës, efektivë nga Policia e Shtetit, punonjës nga IMT dhe ndërmarrja Rruga.

Bashkia kishte paralajmëruar më herët lokaket për të liruar hapësirat publike të lulishtes, që ishin zënë me tenda, karrige, çadra dhe struktura metalike.

Deri më tani aksioni po shkon qetësisht dhe nuk raportohet për konflikte mes pronarëve të subjekteve dhe forcave të policisë, pasi pronarët kanë filluar të çmontojnë vetë.

Pas lagjes nr.17, aksioni do të vijojë në lulishtet e Mauzoleumit të Dëshmorëve dhe në të gjitha pjesët e tjera të qytetit, për të kthyer hapësirat publike të dedikuara qytetarëve.