Pas afatit 15 ditor, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për largimin e objekteve te ngritura përgjatë rrugëve kombëtare.

Aksioni nisi në aksin Tiranë-Rrogozhinë, ku fadromat dhe mjetet e rënda te IKMT-së, të mbështetura nga policia, filluan shembjen e objekteve.

Objekt i prishjes ka qenë një subjekt i tregtimit të luleve natyrale, që sipas Drejtoreshës së IKMT, Dallëndyshe Bici, është vetëm fillimi i "operacionit" mbarëkombëtar.

Ndërkohë, drejtori i komanduar i ARRZH-së, Afrim Qendro, paralajmëroi pronarët e karburanteve që të heqin tabelat reklamuese, që jo në pak raste bëhen burim i aksidenteve rrugore.

Aksioni ka si qëllim pastrimin e akseve kombëtare, ndërsa pas aksit Tiranë –Rrogozhinë, aksioni  do të vijojë në jug e veri të vendit.

K.H.