Pas mbylljes së procesit të votimit në Durrës, ka nisur dërgimi i kutive në KZAZ-të përkatëse, për të filluar procesin numërimit.

Deri më tani, nuk raportohen probleme në dorëzimin e materialeve zgjedhore.

Kujtojmë se pjesëmarrja në votim e qytetarëve të Durrësit deri në orën 18:00 ishte 30.01 %.