Nis seanca e dhënies së masës së sigurisë për 35-vjeçarin Majlind Habibi, i akuzuar për vrasjen e shokut të tij Branko Shkoza, në zonën e Spitallës, më datë 2 dhjetor.
I dyshuari për vrasjen e 33-vjeçarit u shfaq sot në sallën e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes së fqinjit të tij.
Sipas policisë, autori dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit për t’i marrë jetën.
Pas hedhjes së Branko Shkozës nga ura për motive të dobëta, Habibi fshehu krimin.
Trupi i viktimës u gjet më datë 5 dhjetor pas kontrolle intensive nga ana e shërbimeve të Policisë.