Mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës nisi pasditen e së mërkurës me diskutimin për paketën fiskale dhe ndryshimet e propozuara nga bashkia për taksat e tarifat vendore.

Këshilltarët e PD-së propozuan zerimin e taksave vendore në fshatra, ku nuk ofrohet asnjë shërbim nga bashkia.

"Për taksën e ndriçimit, për taksën e gjelbërimit si dhe taksën e pastrimit e largimit të mbeturinave për banorët e fshatrave të Durrësit, jam dakort që të pranohet propozimi i bërë, pasi kjo është kërkuar me shkrim nga grupi i këshilltarëve të Partisë Demokratike para një viti, pra të bëhen zero. Gjithashtu kërkoj që të bëhet zero edhe taksa e parkingut për fshatrat. Propozoj që këto taksa të bëhen zero edhe për zonën e ish-Kënetës dhe zonat e tjera periferike të qytetit, ku nuk ka ndriçim, gjelbërim dhe parkingje", tha këshilltari demokrat Shkëlqim Fortuzi.

K.H.