Si në çdo prag pranvere, edhe këtë vit DRKK Durrës ka filluar betejën e përhershme me vegjetacionin që kërcënon monumentet e qytetit.

“Gjatë javës së kaluar, një proces pastrimi u krye në bashkëpunim të ngushtë dhe të efektshëm me Bashkinë e Durrësit. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe për pjesën e mbetur të zonës arkeologjike dhe historike, për të siguruar një paraqitje dinjitoze të saj gjatë sezonit të ardhshëm, kur pritet që vizitat në qytet të rriten ndjeshëm”,– njofton në rrjetin social Facebook Drejtoria Rajonale e Kulturës Kumbëtare në Durrës.

Aksioni u ndoq nga afër edhe nga drejtori i këtij institucioni Alban Ramohitaj. Më poshtë foto nga procesi i punës për pastrimin e monumenteve historike e arkeologjike të qytetit të Durrësit: