Policia e Durrësit ka përcjellë materialet në Prokurorinë e Rrethit për shtetasit A.K, M.H e G.H, vjeç 20, 18 e 18, banues në fshatin Shkallë, Manzë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një debati për motive të dobëta, kanë plagosur lehtë me grusht, shtetasin B.Gj, vjeç 18.
Tre të rinjtë akuzohen për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.





