Ka nisur në Durrës procesi i votimit të Komisionit të Rithemelimit, për zgjedhjen e kryetarit të PD. Ndërsa janë ftuar 2000 anëtarë të PD Durrës, për të votuar njërin nga kandidatët mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Ibsen Elezit.

Votimi po zhvillohet në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu”, ku janë vendosur 2 qendra votimi.

Të gjithë anëtarët me të drejtë vote, duhet të kenë me vete kartën e identitetit si dhe çdo kartë të vlefshme anëtarësie. 

Procesi ka nisur i qetë në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 18:00.