Nis rimorkimi i tragetit të linjës Durrës – Ankona për të bërë të mundur nisjen e udhëtimit të tij drejt Italisë. Autoritetet janë duke punuar për lëvizjen e mjetit lundruese, i cili ka në bord udhëtarë dhe mjete që presin të nisin udhëtimin drejt portit të vendit fqinjë.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme, dy tragete u përplasën në portin e Durrësit. Mjetet lundruese ishin të linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.
Nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Përplasja ka ndodhur në kohën, kur trageti i Ankonës, i cili ka qenë duke dalë nga porti i Durrësit, është përplasur me një traget të ankoruar, të linjës Durrës-Bari.
Dyshohet se moti i keq dhe era e fortë kanë bërë që dy tragetet të përplasen.





