Sot nisi zyrtarisht “Moisiu i Ri”.

Trupa profesioniste e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, së bashku me regjisorët, zhvilloi workshop-in e parë me nxënësit pjesëmarrës, duke i përfshirë drejtpërdrejt në zemër të procesit krijues.

Gjatë takimit, ata u njohën nga afër me trupën artistike – regjisorë, aktorë, skenograf/kostumograf – si dhe me rrugëtimin e një produksioni teatral: nga ideja, te prova, deri në realizimin skenik.

Projekti vijon me fazën intensive të punës, ku do të zhvillohen provat dhe përgatitja e shfaqjeve.

Udhëtimi sapo ka filluar!