DURRËS, 8 gusht 2014 –  Niset nga Kaçinari i Pukës për të vjedhur 7 thasë me groshë dhe një pompë uji afër Shijakut.

Drejtoria e Policisë së Shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 7 gusht 2014 filloi procedimi penal e punohet për kapjen e 34 vjeçarit Ilir Gjoka, banues në Kaçinar të Pukës.

Sipas uniformave blu, pukjani, gjatë natës, në fshatin Koxhas afër Shijakut, dyshohet se ka vjedhur një pompë uji në banesën e shtetasit B. G., 59 vjeç, dhe 7 thasë me 350 kg fasule në banesën e shtetasit F. G., 49 vjeç, banues në Koxhas.

Mallrat i ka ngarkuar në një  Golf 4 me targa AA629HC, të marrë me qira te një koncesionar.

Makinën e ka braktisur rreth 100 m larg banesës, ku ka kryer vjedhjen.

Po punohet për kapjen e autorit.

U sekuestruan automjeti, mallrat e vjedhura dhe nje telefon celular.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/