Policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për një ekspert kriminalist privat, teksa kanë nisur dhe hetimet ndaj tij.

Bëhet fjalë për shtetasin H.K., vjeç 67, banues në Durrës, ekspert kriminalist privat.

Sipas të dhënave që përcjell Policia e Shtetit, dyshohet se ai ka kryer një ekspertim grafik (nënshkrimi) të rremë, në dëm të shtetasit I.Q., vjeç 48, banues në Durrës.

Nuk jepen më tepër detaje rreth çështjes në fjalë.