DURRËS, 6 shtator 2014 – Nisin konkurset e pranimit në shkollën e mesme artistike “Jan Kukuzeli”, që po mbijeton mes vështirësive të mëdha të mungesës së bazës didaktike, veglave muzikore dhe amortizimit.

Drejtoria e shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli”, njofton se në mbledhjen e Këshillit pedagogjik të shkollës, u vendosën datat e konkurseve.

Kështu, konkursi për klasën e parë u zhvillua më 4 dhe 5 shtator 2014.

Kurse konkurset për klasën e gjashtë dhe të dhjetë (muzikë) do të zhvillohen më 8 shtator 2014.

Klasa e dhjetë (art figurativ) më 9 dhe 10 shtator 2014.

Info

U themelua në vitin 1957 me emrin “Dalip Tabaku”.

Më pas ajo u njoh me emrin “Mujo Ulqinaku” dhe që nga viti 1992 ka marrë emrin “Jan Kukuzeli”.

163 ish-nxënës të shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli” janë diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, dhe 38 prej tyre kanë përfunduar studimet edhe në akademitë muzikore të vendeve të ndryshme të botës.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/