Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me palën italiane, më 9 maj 2019, në Komandën e Forcës Detare Plepa, Durrës janë zhvilluar bisedime shtabi me Forcën Detare italiane.

Kapiten i rangut II Sabri Gjinollari, shef i shtabit të Forcës Detare, ndër të tjera, falënderoi ekipin italian për bashkëpunimin e deritanishëm dhe veçanërisht për ndihmën e dhënë nga pala italiane ndër vite. Takimi vazhdoi me çështje të cilat kishin të bënin me zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në kuadër të nismës rajonale ADRION, njofton Komanda e Forcës Detare. 

U diskutua mbi bashkëpunimin për shërbimet hidrografike, imbarkimin e oficerëve shqiptarë në anijet e Forcës Detare italiane, komunikimet, stërvitjet, shkëmbimin e informacionit detar, mbi V-RMTC/TRMN [inicialet anglisht për “Virtual – Regional Maritime Traffic Centre”], realizimin i aktiviteteve për vitin 2019, si dhe dhe shfrytezimin e trajnimeve dhe kurseve në Itali për personelin e Forcës Detare shqiptare. 

Përfaqësuesit e Shtabit të Forcave Detare italiane do të largohen më 10 maj 2019.

Th.M.