DURRËS, 21 nëntor 2014 –  Vjen hane nga “kërthiza” e Shqipërisë në bregdet për të shitur një makinë lojërash elektronike, por një person i panjohur i hedh, duke e paguar me valutë pa vlerë.

Blutë e Durrësit thonë se më 20 nëntor 2014 filloi një procedim penal pa autor për një rast të vënies në qarkullim të valutës së huaj.

Më 20 nëntor 2014, rreth orës 9.45, në lagjen nr. 3 Durrës një person i paidentifikuar i ka blerë një playstation 37-vjeçarit S. B., banues në Elbasan, duke i ka dhënë 300 dollarë amerikanë, të cilët dyshohen se janë të falsifikuar.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/