Efektivët e policisë së Durrësit kanë arrestuar një 28-vjeçar, ndërkohë që në kërkim janë shpallur edhe dy të tjerë pasi akuzohen se kanë organizuar lojëra fati me celularë. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Durrës si rezultat i kontrolleve është arrestuar në flagrancë një shtetas dhe po procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë , pasi u kapën në flagrancë në 2 lokale, duke organizuar lojëra fati, me celularë. Uniformat blu kanë konstatuar se në dy lokale, në lagjet nr. 14 dhe Rrashbull Durrës, organizoheshin lojëra fati (baste sportive).
Në vijim të veprimeve procedurale është vënë në pranga shtetasi R. Gj., 28 vjeç, banues në Durrës, si dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. B., 32 vjeç, dhe E. Z., 66 vjeç, të dy banues në Rrashbull Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.