DURRËS, 15 tetor 2014 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të martën, më 14 tetor 2014, ora 23.00, u arrestuan në flagrancë 23-vjeçari Xhonatan Ibrahimi dhe Marius Çikoja, të dy banues në lagjen nr. 13 Durrës.
Blutë shpjegojnë se rreth orës 15.30, në lagjen nr. 1 Durrës, u kap teksa po drejtonte një motoçikletë pa leje drejtimi Marius Çikoja, që kishte si pasagjer Xhonatan Ibrahimin.
Ky i fundit mbante një çantë në krah, ku gjatë kontrollit, u sekuestruan 512.5 gramë heroinë,
Gjithashtu gjatë bastisjes në banesën e 23-vjeçarit u gjetën 15 fishekë,
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





