DURRËS, 27 maj 2013 – Një kambist është grabitur nën kërcënimin e armëve të zjarrit në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në afrësi të sheshit "Pranvera", ku dyshohet se katër persona të maskuar dhe të armatosur nën kërcënimin e armëve kanë dhunuar dhe më pas grabitur kambistin Avdi Malo.
Mësohet se kambisti është përleshur me autorët e grabitjes, por këta të fundit e kanë qëlluar me tytën e armës në kokë, duke e lënë të plagosur , ndërsa më pas autorët janë larguar me anë të një automjeti nga vendngjarja.
forca të shumta policie kanë mbërritur ne vendin ku ndodhi grabitja, ku fillimisht i kanë dhënë ndiohmën e parë të dëmtuarit, ndërsa me pas kanë nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Paraprakisht, policia bën me dije se bëhet fjalë që grabitësit të kenë marrë shumën prej prej 7 milionë lekë.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





