Një drejtues mjeti dyshohet se ka humbur jetën pak minuta më parë në lagjen nr. 2 në Durrës, në rrugën “Aleksandër Goga”.

“DurrësLajm” mëson se personi nuk e ka ndjerë veten mirë dhe ka ndaluar automjetin Tip “Audi”, në ngjyrë gri, pranë një lokali drejt të cilit ka shkuar për të kërkuar ndihmë. 

Burime nga vendgjarja bëjnë të ditur se personi, identiteti i të  cilit nuk dihet ende, ka nisur te nxihet ne fytyrë. 

Në vendgjarje ndodhet policia dhe nje ambulancë.