Një tjetër shfaqje për të vegjlit, në muajin që mund të konsiderohet i tyri.
Paraditen e së mërkurës, datë 19 qershor, vogëlushët e Durrësit do të mund të ndjekin shfaqjen e radhës nga Teatri i Kukullave.
“Tre musketerët” vjen për fëmijët e vegjël me dy orare të ndryshme, ora 10.30 dhe 11.30, ku nën shoqërinë e prindërve apo të afërmve të tyre ata do të mund të ndjekin aventurat e 3 musketierëve Athos, Porthos dhe Aramis dhe ëndrrën e të riut D’Artagnan për t’u bërë Musketer, grada më e lartë e ushtrisë personale të mbretit të Francës.
Nën regjinë e Ina Morinajt dhe nën interpretimin e arrirë të katërshes së aktorëve Aleksandër Grami, Ilia Kaçi, Elidon Alika dhe Madi Selimit. “Tre musketerët” do të përcjellin për më të vegjlit moton e tyre të famshme ‘Të gjithë për një dhe një për të gjithë’ dhe shumë mesazhe të forta për miqësinë, jetën dhe heroizmin.